Në seancën stërvitore të mëngjesit, trajneri i Lazion, Maurizio Sarri, qortoi disa tifozë në tribuna të cilët kritikuan sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin. Kështu, ai iu afrua rrjetës ndarëse midis fushës e tribunave dhe drejtoi gishtin: “Nëse të dëgjoj të thuash gjëra të tjera për Muriqin, do të zbraz gjithëcka (stadiumin)’.
Tifozë të tjerë e përkrahen trajnerin duke thënë: “Bravo mister”!
Muriqi nuk kishte një sezon të parë të mirë të Lazio, mirëpo ai është duk u stërvitur në maksimum këto ditë për tu ngritur sa më lartë. Një përkrahje e tillë nga Sarri, është një shenjë e mirë që sulmuesi kosovar do të ketë mundësinë për të treguar vetën këtë sezonë tek Lazio.



























