Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Evertonit është mbyllur në paqe në mesditën e sotme.
Në “Old Trafford”, Manchester Unitedi ishte nikoqir i Evertonit.
Ndeshja e vlefshme për javën e shtatë në Premierligën angleze u mbyll me rezultat baras 1:1.
Fillimisht, vendasit shënuan përmes Anthony Martial në minutën e 43-t të ndeshjes.
Më pas, mysafirët barazuan përmes Townsend në minutën e 65-të dhe deri në fund nuk pati më ndryshime.
Pas këtij barazimi, Manchester Unitedi ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 14 pikë, kurse Evertoni në vendin e tretë me po aq pikë.



























