Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në Stokholm.

Në “Friends Arena”, Suedia është përballur me Kosovën në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi suedezëve me rezultat bindës, 3:0.

Forsberg (’29), Isak (’62) dhe Quaison (’79) i realizuan golat për Suedinë sonte.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë për grupin B eliminator për Kupën e Botës.

“Dardanët” e kanë regjistruar vetëm një fitore në këtë kampanjë.