Milani ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Romës, në derbin e javës në Serie A që po zhvillohet momentalisht në kryeqytetin italian.
Zlatan Ibrahimovic shënoi për 1:0 për Milanin në minutën e 26-të.
Sulmuesi 40-vjeçar realizoi nga goditja e lirë duke e lënë të shtangur portierin e Romës me një goditje të fuqishme.



























