Aaron Ramsdale arriti t’i bënte shumë nervoz tifozët e Leeds United në fitoren e madhe të Arsenalit si mysafir.
Ramsdale ishte në portë për fitoren 4-1 të skuadrës së tij ndaj Leeds në Elland Road të shtunën.
Pavarësisht se nuk arriti të mbajë portën e paprekur, gardiani meriton të merrte një vlerësim të lartë për paraqitjen e tij ndaj Leeds.
Ai nxiti po ashtu reagimin e ashpër të tifozëve vendas kur Arsenali shënoi kundër Leeds.
Tifozët e Arsenalit e pëlqyen shumë veprimin që bëri Ramsdale kundër përkrahëse kundërshtar, ku nëpërmjet Twitterit, shfaqën mendimet e tyre.
Njëri shkroi në Twitter: “Ky djalosh mund të përballojë presionin dhe thirrjet e urryese nga tifozët kundërshtar, gjë që është e madhe”.

























