E ardhmja e sulmuesit Romelu Lukaku te skuadra e Chelseat mbetet e paqartë pasi belgu ka prishur raportet me trajnerin Thomas Tuchel. Pas kësaj situate të krijuar te Chelsea, gjasat janë të mëdha që Lukaku të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Madje, thuhet se ai mund të transferohet te Tottenhami për t’u bashkuar me trajnerin Antonio Conte, me të cilin sezonin e kaluar luajti te Interi dhe e fitoi titullin e kampionit.

Lukaku iu bashkua Chelseat para fillimit të këtij edicioni për 115 milionë euro dhe firmosi kontratë deri në vitin 2026.

28-vjeçari me fanellën e Chelseat deri më tani ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime në 18 paraqitje.