Erik Ten Hag është favorit për t’u emëruar trajner i Manchester Unitedit. Holandezi pritet ta fitojë garën me Maurico Pochettinon dhe Ralf Rangnickun.
Që të tre trajnerët sipas “The Mirrorit” janë kandidatët për ta zëvendësuar Ole-Gunnar Solskjaerin. Rangnicku është përkohësisht në krye të ekipit anglez dhe përformanca e tij do të vlerësohet në fund të sezonit. Rekordi mbresëlënës me Ajaxin në fazën mbrojtëse këtë sezon ku ka pranuar vetëm 5 gola, mund ti jap përparësi trajnerit Erik Ten Hag.
Pikërisht mbrojtja është pika më e dobët e Unitedit këtë sezon ku në 22 ndeshje ka pranuar 30 gola në Premier League. Skuadra anglez ka shpenzuar miliona euro për këtë fazë. Raportohet se Ten Hagu ka pasur oferta nga Tottenhami dhe Newcastle Unitedi, por të cilat i ka refuzuar.






























