Mallorca është duke synuar që të transferojë sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin.

Skuadra nga Laliga është duke kërkuar që të nënshkruajë me një sulmues në këtë afat kalimtar.

Sipas gazetës spanjolle AS, Vedat Muriqi është favoriti për t’u transferuar.

Synimi kryesor i Mallorcas është ta marrë kosovarin në një huazim me opsion blerjeje.

Muriqi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ndërsa në këtë sezon ka zhvilluar 15 paraqitje dhe ka kontribuar me një asistim.