Chelsea ka bërë ofertën e fundit për mbrojtësin Antonio Rudiger për të vazhduar kontratën.

Sipas “Daily Mailit” drejtuesit e klubit londinez i kanë ofruar pagë prej 200 mijë funteve në javë për të mbetur në “Satmord Bridge”.

Mbrojtësi thuhet se ka refuzuar këtë ofertë pasi po kërkon 400 mijë funte në javë për të vazhduar kontratën.

Rudiger ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në fund të këtij edicioni.

Për shërbimet e 28-vjeçarit interesim ka shprehur Real Madridi dhe Bayern Munichu.