Piloti i Formua 1, Sebastian Vettel, do të largohet nga Ferrari në fund të këtij viti.
Lajmin e ka konfirmuar piloti gjerman, duke treguar se me Ferrarin ka qenë në bisedime për disa muaj për mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit, por që marrëveshja nuk është arritur.
“Marrëdhënia ime me Ferrarin skadon në fund të vitit 2020. Do të mundohem të marrë rezultatet më të mira dhe të ndahemi me harmoni të plotë”, ka thënë Vettel.
“Nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët për të qëndruar së bashku. Detajet financiare nuk kanë luajtur ndonjë rol në mosmarrëveshjen tonë. Ferrari ka një vend special në Formula 1 dhe unë shpresoj se do t’i ketë të gjitha sukseset që i meriton”, ka thënë Sebastian Vettel.