Sulmues i Kosovës, Milot Rashica ka shënuar golin e parē në Premier Ligë, raporton VAR Kosova.
Rashica shënoi në minutën e 48-të për epërsinë 0:1 kundër Liverpoolit në Anfield.
Goditja e tij u devijua paksa nga mbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip.
Ylli nga Vushtrria duket në formë sot, pasi shënoi edhe në fillim të pjesës së parë por iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje.




























