Ferrari e ka gjetur pilotin e ri pas largimit të papritur të Sebastian Vettel.
Carlos Sainz do të jetë piloti i gjigantit të Formula 1.
Sainz është 25 vjeçar dhe ka kaluar pesë sezone në Formula 1.
Piloti nga Madridi do të jetë spanjolli i tretë në histori të Ferrarit, pas Fernando Alonsos e Alfonso de Portago.
Ai do të jetë partneri i Charles Leclerc në skuaderinë italiane.