Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në elitën e futbollit kosovar që u zhvilluan në Gjilan e Podujevë.

Padyshim e gjithë vëmendja ishte në Gjilan aty ku u ndeshën Drita e Gjilani.

Nën një atëmosferë të shkëlqyeshme sfida në funë u mbyll në paqe pasi nuk solli fitues. 1:1 ishte rezultati përfundimtar.

Me këtë barazim, Gjilani mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, kurse Drita në vendin e tretë me 42 sosh.

Një takim tjetër që solli spektakël në fushë ishte ai ndërmjet Llapit e Drenicës që u mbyll gjihashtu pa fitues po me gjashtë gola të shënuar 3:3.

Barazimi i sotëm e lë Llapin në vendin e katërt me 40 pikë, kurse Drenica në vendin e pestë me 32 sosh.