Manchester Unitedi ka kthyer interesimin kah sulmuesi i krahut, Yannick Carrasco. “The Sun” shkruan të premten se Carrasco po shihet si opsion i duhur dhe më i lirë se braziliani i Ajaxit, Antony.

Bëhet e ditur se Unitedi tashmë ka kontaktuar Atletico Madridin për belgun Carrasco. Tek ekipi spanjoll janë të gatshëm ta lënë të lirë Carrascon për 30 milionë euro.

Marrëveshja mes palëve pritet të arrihet brenda këtij muaji dhe Carrasco mund t’i bashkohet Manchester Unitedit para se të mbyllet afati kalimtar i verës.

28-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024.