Chelsea ka blerë nga Interi mesfushorin Cesare Casadei, i cili është vetëm 16 vjeç dhe cilësohet si një nga lojtarët më të talentuar në pozicionin e tij.

Klubi londinez ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se italiani ka nënshkruar me ta një kontratë 6-vjeçare.

Interi nga kjo marrëveshje ka përfituar 15 milionë euro, ndërkohë që mund të marrë edhe 5 të tjera përmes bonuseve.