Një episod mjaft i bukur është regjistruar në Argjentinë, në ndeshjen mes Defensa dhe Boca Juniors.

Pas përfundimit të ndeshjes, portieri Ezequiel Unsain u pa i gjunjëzuar dhe duke lotuar.

Në ato momente një djalosh i vogël u fut në fushë dhe e përqafoi menjëherë, duke u munduar ta ngushëllojë.

Pamjet kanë bërë më pas xhiron e internetit.