Paris Saint-Germaini po vazhdon të dhurojë spektakël në këtë fillim sezoni në Ligue 1.

Kampioni aktual i Francës ishte i jashtëzakonshëm edhe mbrëmë duke e shkatërruar Lillen e Edon Zhegrovës, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 7:1.

Kylien Mbappe e hapi serinë e golave në minutën e 8-të të ndeshjes. Pas një asisti perfekt të Lionel Messit, Kylien Mbappe nuk e pati të vështirë të shënonte, duke vendosur një rekord të ri në historinë e klubit.