Një super kompjuter ka parashikuar se si do të përfundojë tabela e Ligës Premier pasi Manchester United mundi Liverpoolin.
Erik ten Hag e shijoi fitoren e tij të parë si trajner i United, por ai ende ka shumë punë për të ngritur skuadrën në majën e tabelës dhe ta mbajë aty.
Kjo është sipas një super kompjuteri që përdori analizën e këtij fill sezoni për të projektuar tabelën përfundimtare të Ligës Premier pas raundit të tretë të ndeshjeve.
Të dhënat e grumbulluara nga aplikacioni “SBK” tregojnë se United është skuadra me gjasat më të vogla nga top 6 që të përfundojë në një vend për në Ligën e Kampionëve.

Super kompjuteri parashikon që ata të përfundojnë në vendin e gjashtë, përpara Newcastles në vendin e shtatë dhe një vend pas Chelseat.






























