Ish-lojtari i Manchester United, Adnan Januzaj, është afër një rikthimi shokues në Premier League.

Sipas gazetës spanjolle AS, trajneri i Evertonit, Frank Lampard është një tifoz i 27-vjeçarit belg dhe do të bëjë një ofertë nëse Anthony Gordon largohet nga klubi. Gordon është subjekt i një oferte prej 60 milionë funtesh nga Chelsea.

Përveç Evertonit, për shërbimet e Januzajt interesim kashprehur edhe LA Galaxy nga MLS.