Ballkani nga Suhareka është kualifikuar në fazën e grupeve të Conference League pas fitores minimale ndaj Shkupit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan VAR Kosova.
Suahrekasit kishin fituar edhe ndeshjen e parë 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 ka kaluar tutje.
Pjesa e parë ishte pa gola me mysafirët që morën karton të kuq në fillim të ndeshjes. Zhvillohej minuta e 69-të kur Albion Rrahmani me disa lëvizje futet mirë në mbrojtjen e shkupjanëve, duke i çorientuar të gjtihë dhe me një pasim gjen Meriton Korenicën që shënoi për 1-0.






























