Sulmuesi problematik italian, Mario Balotelli është përfshirë edhe në një tjetër incident, transmeton VAR Kosova.

Ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Manchester Cityt, i cili aktualisht është lojtar i Adana Demirspor, u përfshirë në konflikt fizik me trajnerin italian, Vincenzo Montella.

Montella i tha beIN Sports se “Balotelli nuk i ka përmbushur pritshmëritë” por nuk dha detaje shtesë rreth asaj se çfarë ndodhi në fushë.