Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka folur në lidhje me një klauzolë që e lejon Erling Haalandin të largohet nga Manchester City në drejtim të “Los Blancos”.

I pari i madrilienëve, ka thënë se nuk e ka idenë se një klauzolë e tillë ekziston, por gjithsesi ka theksuar se i ka lojtarët e duhur në skuadër.

“Nuk e kam idenë nëse një klauzolë e tillë ekziston. Gjithsesi, ne kemi lojtarët e duhur në skuadër”, jka thënë ai.

Perezi është pyetur edhe për çështjen e Kylian Mbappes, por që është përgjigjur shumë shkurt.

“Nuk ka kuptim të flasim për këtë. Ne kemi Vinicius dhe Rodrygo që janë lojtarë të fortë”, ka përfunduar ai.