Nora Gjakova mposhti serben Marica Perishiq për të kaluar në gjysmëfinale të Abu Dhabi Grand Slam. Kjo ishte hera e pestë që Gjakova mposhti serben.
Ndonëse ka munguar plot 15 muaj nga garat, Nora është kualifikuar në finale të kategorisë deri 57 kilogramë në Grand Slamin në Abu Dabi.






























