Vedat Muriqi ka realizuar golin e pestë sezonal në La Liga, në fitoren që Mallorca e arriti ndaj Valencias si mysafire, 2:1.
Edinson Cavani ia dha epërsinë fillimisht Valencias në minutën e 52-të para se Muriqi nga penaltia në minutën e 66-të dhe Lee Kang-In në të 83-n të realizonin për befasinë e Mallorcas.
Vedat Muriqi u vlerësua me notën 7.6.

Pas 11 ndeshjeve Mallorca ka shkuar në kuotën e 12 pikëve.






























