Sergio Ramos nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini verën e ardhshme, pasi do të mbetet pjesë e klubit të paktën edhe për një sezon. “L’Equipe” ka raportuar të hënën se Ramos është në negociata me drejtuesit e klubit francez për rinovimin e kontratës.
Atij i është ofruar rinovimi i kontratës edhe për një vit, me opsionin e vazhdimit. 36-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit, ndërsa deri më tani ka regjistruar 15 paraqitje në të gjitha garat.
36-vjeçari iu bashkua Parisit verën e vitit të shkuar si lojtar i lirë.






























