Ashtu siç pritej, “dardanët” e Ballkanit të udhëhequr nga tekniku Ilir Daja kanë shpartalluar me rezultatin e thellë 4 me 1, bjellorusët e BATE Borisov, në sfidën e parë të vlefshme për fazën “play-off” të kualifikueseve të Conference League.
Tashmë, me këtë fitore, Ballkani mund të thuhet me plot gojë se ka siguruar pjesëmarrjen për të dytën herë radhazi në fazën e grupeve të Conference League, teksa e vetmja gjë që e ndan nga zyrtarizimi i kualifikimit janë 90 minutat e kthimit, të cilat do të zhvillohen të enjten e ardhshme.
Kualifikimi në fazën grupore të Conference League — 2.95 milionë euro;
Tri pikë në një ndeshje të fazës grupore të Conference League — 500 mijë euro;
Një pikë në një ndeshje të fazës grupore të Conference League — 166 mijë euro.




























