Emir Sahiti ka vendosur derbin më të zjarrtë kroat. Të dielën mbrëma më “Poludin” e stërmbushur, Hajduku i Splitit fitoi 1:0 ndaj Dinamo Zagrebit.
Sahiti shënoi gol të bukur në minutën e 59-të për ta vendosur sfidën e dy skuadrave më të mëdha kroate.
Sahiti është cilësuar si “hero i derbit” nga gazeta e njohur kroate Jutarnji list, duke potencuar faktin se ylli nga Kosova është i vetmi që shënon gol për Hajdukun në dy ndeshje radhazi.
Këtë gol, të cilin Sahiti e quan më të bukurin në karrierë ja dedikoi nënës së tij e cila ndërroi jetë para një viti e gjysëm.
“Ky është goli im i preferuar në karrierën time, i pari që shënova në derbin në Poljud. Jam shumë i gëzuar. Është një atmosferë mrekullie, nuk kemi asnjë presion. Duhet të jesh i lumtur kur luan në këtë lloj atmosfere dhe thjesht duhet të bësh më të mirën dhe të lini zemrën në fushë” – tha ai pas ndeshjes.






























