Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, në një intervistë për “NZZ”, ka thënë se në Gjermani ka më pak presion në raport me Anglinë.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, gjatë verës që lamë prapa iu bashkua Leverkusenit nga Arsenali.
Xhaka, i cili është duke bërë një sezon të madh me skuadrën gjermane, thotë se koha e tij në “Emiratës” kishte përfunduar.
“Ndonjëherë shkruhej se po kthehesha në Gjermani për shkak të gruas sime. Kjo nuk është e vërteta. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur në Londër. Vendimin e mora vetëm si futbollist dhe sportist. Erdha në një klub të lartë në Gjermani që ka një plan dhe dëshiron të arrijë diçka. Koha ime në Arsenal kishte marrë fund, kështu që vendosa të largohesha”, ka thënë Xhaka.
“Në Leverkusen mund të punosh në paqe. Këtu nuk ka kaos, klubet tjera janë më shumë të fokusuara. Në Arsenal presioni ishte ndryshe. Por, ne kemi ambicie të mëdha dhe e kemi një potencial enorm në ekip”, ka theksuar Xhaka.
Bayer Leverksuen aktualisht kryeson Bundesligën me 16 pikë të tubuara, një më shumë së Stuttgart dhe dy më shumë së Bayern Munich.






























