Gazetari i njohur, Arlind Sadiku, ka njoftuar se pretendenti kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës është gjermani Bruno Labbadia, transmeton VAR Kosova.
Sipas tij, tekniku 57 vjeçar do të vijë në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme për të parë kushtet e punës.
“Bruno Labbadia, kandidati kryesor për tu emëruar trajner i Kosovës Trajneri gjerman pritet ta vizitojë Kosovën gjatë ditëve në vijim për të parë kushtet e punës. Në parim, Labbadia është dakord të pranojë detyrën e selektorit të Kosovës. 57-vjeçari ka qenë trajner i disa klubeve të njohur në Bundesligë: Bayer Leverkusen, Hamburg, Stuttgart, Wolfsburg, Hertha etj” – shkroi ai.






























