Edon Zhegrova është lojtar i kërkuar pas paraqitjeve fantastike këtë sezon me Lille, transmeton VAR Kosova.
Klubi i fundit që ka shprehur interesim, është RB Leipzig. Lajmi është konfirmuar nga Sky Sport, duke raportuar që Zhegrova pëlqehet nga drejtuesit e klubit gjerman.
Çmimi i lojtarit është 17-20 milionë euro.






























