Futbollisti i Dukagjinit Theophilus Solomon, është arrestuar nga policia.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
U raportua nga mediat se Solomon u prangos gjatë ndeshjes që Dukagjini e zhvilloi kundër Dinamo Ferizajt, në Kupën e Kosovës.
Por, kjo u mohua nga ana e klubit nga Klina.
Në reagimin e tyre thuhet se shoqërimi i nigerianit në polici ka ndodhur pasi ka përfunduar ndeshja.
Reagim
Pas raportimeve në disa portale së futbollisti i klubit tonë, Theophilus Solomon është arrestuar duke u zhvilluar ndeshja, Dukagjini – Dinamo, kur trajneri ka vendosur ta fus në lojë, nuk është e vërtet. E njoftojmë opinionin dhe sportdashësit së futbollisti në fjalë nuk është arrestuar siç pretendohet në këto shkrime në portalet tona, por është shoqëruar në polici pasi ka përfunduar ndeshja. Në raportimin gazetaresk, primare është verifikimi i lajmit gjë të cilën këto media dhe portale nuk e kanë bërë. KF Dukagjini këtë çështje e ka lënë në dorë të autoriteteve përgjegjëse.Zyra për informim, 04.02.2024.






























