Futbollisti francez Karim Benzema, duket se nuk po kalon momente të mira tek Al-Ittihad.

Dhe, siç raportohet ai do të largohet nga ky klub, shkruan gazeta Marca.

Sipas kësaj gazete, trajneri Marcelo Gallardo, ka urdhëruar për largimin e sulmuesit francez qysh sot.

Ish-sulmuesi i Real Madridit thuhet se sot nuk ishte i pranishme në stërvitje me klubin e tij.

 Në korrik, Benzema do të ndryshojë ekip, duke pasur parasysh marrëdhëniet me klubin dhe tifozët, të cilët prej muajsh kanë filluar ta sulmojnë në rrjetet sociale për paraqitjet e tij të dobëta.

Mbetet vetëm për të kuptuar se si do të evoluojë karriera e Benzema. Nga Lyon në Premier League, duke kaluar te MLS, ka shumë mundësi për të ardhmen e ish-fituesit të “Topit të Artë”. Po Serie A? Nuk mund të përjashtohet si mundësi.