Futbolli në Kosovë u rikthye, por edhe jo edhe tifozët në ulëset stadiumeve.
Megjithatë, përkrahja po vazhdon nga grupet e tifozerive.
‘Plisat’ po dhurojnë spektakël nga platoja e Pallatit të Rinisë. Të paktën në ndeshjet e luajtura si vendas nga Prishtina.
Anëtari i “Plisave”, Kushtrim Ramadani, ka thënë se do të gjejnë forma të ndryshme për ta përkrahur ekipin e tyre.
“Ne do të gjejmë mënyra të ndryshme që të jemi sa më afër dhe ta përkrahim ekipin tonë të zemrës, në mënyrë që lojtarët të mos ndihen të vetmuar”, ka thënë Ramadani.
Atmosferë e ngjashme u krijua edhe në Gjilan.
Së pari ‘Intelektualët’ e Dritës, që ishin vendosur në tarracat e banesave afër stadiumit.
Njëjtë bën edhe tifozët e Gjilanit, një ditë pas, duke i mbështetur futbollistët e tyre.