Komiteti i Federatës së Ragbit në Kosovës ka vendosur pezullimin e kampionatit të Ragbit së paku deri me 1 korrik.

Në komunikatën e lëshuar, thuhet se kjo federatë do të shqyrton situatën për të vendosur lidhur me fatin e kampionatit.

“Komiteti i Federatës së Ragbit të Kosovës është takuar sot për të diskutuar rreth gjendjes së përgjithshme me pandeminë COVID-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

“Komiteti ka vendosur që të vazhdojë të shtyj suspendimin e ndeshjeve deri më së afërmi më 1 Korrik. Ne do të përcjellim situatën nga afër dhe do të vendosim në përputhje me situatën në terren më 1 Korrik”, thuhet në komunikatën e FRK-së.