Stephen Curry ka vendosur rekord të ri për shënimet nga vija për tri pikë në fitoren që Golden State Warriors e shënoi ndaj skuadrës Philadelphia 76ers, 139:105, në San Francisco.
Të enjten pas mesnate, 36-vjeçari Curry shënoi tetë herë për tre pikë në po aq tentime, për herën e parë në karrierën e tij.
Ai e përfundoi ndeshjen me 30 pikë e 10 asistime.
Dy herë lojtari më i vlefshëm i NBA-it, u bë basketbollisti i parë në historinë e ligës që shënon të paktën tetë herë nga po aq tentime për tri pikë dhe në fund e mbyll ndeshjen me dyshifror të dyfishtë.
Rekordi me nëntë shënime nga po aq tentime për tri pikë është vendosur në vitin 2003 nga Latrell Sprewell, ndërsa ishte barazuar nga Ben Gordon në vitin 2006 dhe 2012, si dhe nga Jalen Brunson në vitin 2023.