Njëri prej fundorëve më të mirë në basketbollin kosovar, Musab Mala, ka ndërruar skuadër në fund të afatit kalimtar, të premten pak para mesnate.
Mala është ndarë me Pejën, ndërsa i është bashkuar Borës së Prishtinës.
Tifozë të shumtë të skuadrës pejane kanë kritikuar drejtuesit e klubit përmes rrjeteve sociale për largimin e Malës, që së fundi ka pasur një lëndim. Ai pritet të jetë përforcim i madh i Borës për vazhdim të kampionatit.
Mala është reprezentues i Kosovës, ndërsa është rritur te Trepça. Ka luajtur edhe për skuadra tjera të vendit.
Bora ka angazhuar edhe Henrik Shirkon që së fundi ishte te Sigal Prishtina dhe Desmond Cambridgen, që javë më parë u nda me Trepçën.