Edin Kolgeci është kryetar i ri i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Kolgeci të enjten pasdite fitoi mandatin katërvjeçar, në Kuvendin Zgjedhor të FHK-së. Ishte kandidati i vetëm për kryetar.
Kolgeci e ka udhëhequr për kohë të gjatë klubin Prishtina.
Në 12 vjetët e fundit në krye të FHK-së ishte Eugen Saraçini. Ai përfundoi mandatin e tretë, sa lejohen maksimalisht.
Saraçini është përzgjedhur nga Kolgeci si anëtar i bordit të FHK-së.