Luka Donçiq ka shënuar “triple-double” në fitoren e Los Angeles Lakersit 107:99 ndaj Dallas Mavericskit.

Ishte ndeshja e parë e sllovenit kundër ish-skuadrës e cila e shkëmbeu për Anthony Davisin në fillim të këtij muaji. Davisi i mungoi Mavericksit për shkak të lëndimit.

Donçiqi shënoi 19 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime. Për fitoren e Lakersit kontribuoi edhe LeBron James me 27 pikë e 12 kërcime, ndërsa Austin Reaves shtoi 20 pikë.

Mavericksit nuk i mjaftuan 35 pikët e Kyrie Irvinut e 22 të Klay Thompsonit.

Lakersi tani ka bilanc 35 fitore e 21 humbje në vendin e katër në Konferencën e Perëndimit.

Dallasi në vendin e nëntë ka 31 fitore e 28 humbje.