Franco Foda ka publikuar listën e tij për ndeshjen vendimtare ndaj Islandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku Kosova synon kalimin në Grupin B. Mes lojtarëve të ftuar, vetëm një vjen nga Superliga e KosovësDion Gallapeni.

20-vjeçari, i cili aktivizohet te FC Prishtina, luan si mbrojtës i majtë dhe ka pasur një sezon mbresëlënës me ekipin kryeqytetas. Me fanellën e Prishtinës, ai ka zhvilluar 18 ndeshje, duke shënuar 1 gol dhe dhuruar 4 asistime.

Ftesa e tij është një vlerësim për performancat e tij të mira dhe një mundësi e artë për të treguar veten në arenën ndërkombëtare. Kosova do të përballet me Islandën në një sfidë jetike për promovimin në një kategori më të lartë të Ligës së Kombeve, dhe prania e Gallapenit në ekipin kombëtar është një motivim shtesë për futbollin vendor.