Mendime për dhe kundër ndërtimit të Xhamisë Qendrore të Prishtinës, kanë dhënë edhe futbollistët e Kosovës.
Disa prej tyre e kanë mbështetur ndërtimin e kësaj xhamie.
Ata kanë postuar në rrjetet sociale fotografi të xhamisë e cila ka filluar të ndërtohet.
Mesfushori i mirënjohur kosovar, Qemail Elshani, i cili aktivizohet te Drenica, duke e publikuar maketin e kësaj xhamie, ka shkruar: “Mos bani perrt perrt”.
Ndërkaq, futbollisti i Flamurtarit, Lorik Maxhuni, ka shkruar se kjo xhami do ta zbukurojë lagjen “Dardania”.
“Bukuroshja e Dardanisë po na zbukuron lagjen dhe komplet qytetin. Mashallah”, ka shkruar Maxhuni në “Facebook”.
Kurse portieri kosovar, Drin Hodaj, ka shkruar: “Mashallah, Zoti na dashtë mundësinë të falemi në këtë xhami”.