Spanja ka treguar forcën e saj përballë Bullgarisë. Spanjollët fituan 3:0 ndaj bullgarëve, në ndeshjen e zhvilluar të enjten, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Spanja i shënoi tri golat në pjesën e parë.
Mikel Oyazabal në minutën e pestë, Marc Cucurella në minutën e 30-të dhe Mikel Merino në minutën e 38-të, shënuan golat për spanjollët.
Ndeshja Bullgaria – Spanja i takon grupit E kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.
Ishte ndeshja e parë për të dyja përfaqësueset.



























