Holanda e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë kundër Polonisë. Por dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, polakët barazuan rezultatin për ta fituar një pikë në udhëtim ndaj Holandës. Ky duel u zhvillua në Rotterdam dhe i takon grupit G kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Golin për holandezët e shënoi Denzel Dumfries në minutën e 28-të, derisa në minutën e 80-të për Poloninë golin e barazimit e shënoi Matty Cash.
Holanda, Polonia dhe Finlanda kanë nga shtatë pikë. Holanda ka tri ndeshje të zhvilluara, kurse Polonia dhe Finlanda nga katër.



























