Hendbollistet e kampionit në fuqi, Istogut, e kanë fituar me katër gola dallim derbin ndaj Shqiponjës, që i takoi xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.

Istogu mposhti Shqiponjën me rezultat 38:34. Ndeshja u zhvillua  në palestrën “Dresha” në Banjë, të dielën.

Pjesën e parë Istogu e fitoi me një gol dallim, 19:18.

Istogun me 14 gola e udhëhoqi Jo neidel Balotinelle Olikaka. Nëntë i kishte Angjelina Krasniqi e gjashtë Suzana Ujkiq. Ana Carolini Gonçalves ishte më efikasja te Shqiponja me 11 gola. Nga gjashtë i realizuan Alma Nivokazi e Juleidt Lourençao.

Për Istogun ishte fitorja e katërt rresht, kurse për Shqiponjën humbja e dytë rresht.

Ndërkohë, Samadrexha po të dielën fitoi 46:19 ndaj Kastriotit, kurse Ferizaj e mposhti Besën me rezultat 38:22.

Edhe Samadrexha e Ferizaj i kanë nga katër fitore rresht.