Sportingu i Lisbonës i ka shënuar 19 gola kampiones së Kosovës në futbollin e sallës.

Prishtina 01 të mërkurën mbrëma u mposht me rezultatin 19:1 nga Sportingu, në ndeshjen e parë të Grupit 4 të “Main Round”.

Ndeshja u zhvillua në Makarska të Kroacisë, që është nikoqire e këtij grupi.

Prishtina 01 kaloi në epërsi e para me golin e Drilon Maxharrajt. Më pas pranoi 10 gola në pjesën e parë dhe nëntë të tjera në pjesën e dytë.

Në këtë grup janë edhe Kairat Almaty i Kazakistanit dhe Novo Vrijeme e Kroacisë.

Ndeshjen e dytë, Prishtina 01 e luan të premten ndaj Novo Vrijemes, kurse e mbyll fazën grupore më 1 nëntor, me ndeshjen ndaj Kairat Almatyt.

Tri të parat e grupit avancojnë në “Elite Round”.