Ndeshja e djeshme do të mbetët gjatë në kujtesën e futbollistëvë dhe të gjithë tifozëve të Barcelonës.

Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich e turpëruan Barcelonën duke i shënuar hiç më pak se 8 gola, në fitoren e thellë 8 me 2.

Kjo njëherit ishe humbja më e thellë në histori të Barcelonëa në garat evorpiane.

Ish futbollisti i Barcelonës, i huazuër tek Bayern, Philippe Coutinho që hyri në minutat e fundit të ndeshjes shënoi dy gola dhe dha një asist.

Ndeshja e madhe që dha Coutinho veç sa e rritë më shumë inatin e blaugranëvë për turpërimin që i ndodhi mbrëmë në Portugali.

Mirëpo, Mirror ka nxjerrë sot edhe një fakt interesant që mund ta dëmtoj Barcelonën edhe më shumë.

Marrëveshja e transferimit të Coutinhos nga Liverpool tek Barcelona ka një nen interesant ne klauzolë.

Në rast se Coutinho fiton Ligën e Kampionëve, Barcelona është e detyruar t’i paguaj Redsave edhe 5 milionë euro shtesë.

Ndonëse nuk është pjesë e Barcelonës tashmë, por i huazuar tek Bayern, prapë se prapë sipas Mirror, në rast se Coutinho dhe Bayern fitojnë trofeun evropian, Barcelona është e detyruar të paguaj 5 milionë euro.

Kjo do të ishte një nga situatat ma komike në futboll viteve të fundit.

Coutinho kaloi tek Barcelona nga Liverpool pas diskutimeve të gjata mes klubeve, por braziliani asnjëherë nuk arriti të gjejë formën e duhur dhe katalunasit u dorëzuan duke ia dhënë dritën e gjelbër për largim të përkohshëm nga klubi.

Bayern ende nuk e ka konfirmuar nëse do të provoj që të nënshkruaj kontratë me Coutinhon apo do ta kthej mbrapa në Barcelonë. Imagjinojeni nëse Coutinho kthehet në Barcelonë pas fitimit të Ligës së Kampionëve me Bayern dhe pasi që klubi spanjoll do t’i dërgonte çekun prej 5 milionë euro tek Liverpool.