Ronald Koeman ka hequr dorë nga drejtimi i kombëtares holandeze për t’u emëruar trajner i Barcelonës.

Koeman gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij që një ditë të marrë drejtimin e skuadrës katalanase.

Dashurinë ndaj klubit katalanas ai e ka shprehur edhe përmes targave të makinës së tij, të cilat përmbajnë tri shkronjat BAR.

Përveç kësaj, gjatë kohës kur ishte trajner i Everton ai vendosi që të qëndrojë në hotelin në të cilin u akomodua Barcelona në finale e Kupës së Europës që u zhvillua në Wembley./VAR Kosova/