Goli i Arnaud Kalimuendos në minutën e 53-të ka mjaftuar që Eintracht Frankfurti të fitojë përballë Heidenheimit, në ndeshjen e xhiros së 26-të të Bundesligës që përfundoi 1:0 të shtunën.
Sulmuesi francez shënoi në portën e portierit Diant Ramaj, i cili e kompletoi ndeshjen.
Te Heidenheimi deri në minutën e 63-të luajti sulmuesi Arijon Ibrahimoviq.
Mysafirët nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike të lojtarëve në fushë, pas përjashtimit me kartonin e dytë të verdhë të mbrojtësit Robin Koch.
Eintracht Frankfurti forcohet në pozitën e shtatë me 38 pikë, ndërsa Heidenheimi po rrëshqet drejt Bundesligës 2. Është i fundit me 14 pikë.



























