Besart Berisha nuk ka të ndalur në Ligën e Australisë.

Sulmuesi kosovar po shkëlqen me paraqitje dhe golat e tij te klubi i Wester United, shkruan “VAR Kosova”.

Edhe pse sot skuadra e tij nuk arriti të fitojë përballë Melbourne City në takimin e xhiros së 27’të në A-Ligë që u mbyll në 1:3, Berisha shënoi gol nga penalltia.

Goli i tij nuk i mjaftoj skuadrës për t’i marr tre pike, por ai po vazhdon ta pasurojë arkivin e tij personal me gola.

Tashmë, Berisha me klubin e Westerit ka shënuar plotë 19 gola në 25 paraqitje këtë sezon.

Kujtojmë se ndeshjen e ardhshme, Westeri do ta luajë kundër Brisbane Roar ditën e dielë.