Skuadra e Brajan Grudës, Leipzigu, ka njoftuar të enjten se futbollisti i talentuar shqiptar do të kthehet në stëvritje të premten, por nuk dihet nëse do të luajë një ditë më pas.

21-vjeçari, që ka gjashtë gola e pesë asistime në Angli e Gjermani në këtë edicion, mungoi në ndeshjen e kaluar që Leipzigu e fitoi në udhëtim te werder Bremeni, 2:1.

Ai vuan nga muskujt aduktor. Por, gjendja e tij do të vlerësohet të premten pas stërvitjes.

Leipzigu e pret Borussia Monchengladbachun të shtunën nga ora 15:30.

Gruda në shkurt të këtij viti u huazua nga Brightoni te Leipzigu.