Izraeli do të jetë kundërshtar i Kosovës në ciklin e ardhshëm të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Ndeshja Izrael – Kosovë është më 1 tetor të këtij viti, por ende nuk ka vendim se ku do të luhet. 

Që nga tetori i vitit 2023, UEFA nuk lejon që ndeshje garuese të saj të luhen në territorin e Izraelit. Ky vendim është ende në fuqi.

Prej atëherë Izraeli si vendas kryesisht ka luajtur në Hungari. 

Ende nuk është caktuar as vendi i ndeshjes Izrael – Irlandë. Në Irlandë ka shumë zëra që kundërshtojnë përballjet me Izraelin.

Kosova e pret Izraelin më 14 nëntor në “Fadil Vokrri”.

Izraeli më 3 qershor luan miqësore me Shqipërinë në Tiranë.